Ngritet padi ndaj kryetarit të Kumanovës

ina-online
ina-online

07/03/2024

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur padi kundër kryetarit aktual të qytetit dhe kandidatit të Lëvizjes ZNAM për kryetar të shtetit, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Akuza e ngritur kundër kryetarit të komunës së Kumanovës nga prokurori i Prokurorisë Publike të Kumanovës, Isa Suljemani, bazohet në dy kallëzime penale të parashtruara nga dy kompani vendore, të cilat e kanë raportuar Dimitrievskin se nuk u ka lëshuar leje ndërtimi, gjegjësisht për të paguar komunalet për ndërtimin e një ndërtese sipas një plani urbanistik të vlefshëm. Me këtë, siç thonë ata, kryetari i Kumanovës i ka shkaktuar dëm rreth 55 mijë euro.

Nga ana tjetër, kryetari dhe kandidati për kryetar të shtetit thotë se pushteti po tenton ta diskreditojë dhe zhvlerësojë në sytë e opinionit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale përmes disa kallëzimeve të pabaza penale për gjoja shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Nga kompanitë “De Luxe Auto” dhe “Hromak” thonë për TV Thelma se kanë pësuar dëme prej 55 mijë eurosh për shkak se kryetari i Komunës së Kumanovës nuk u ka lëshuar zgjidhje për inkasimin e shërbimeve për objektin që sipas tyre nuk është një ndërtesë shumëkatëshe, por një ndërtesë shtatë kate, 150 metra larg gjimnazit. Ata mohojnë se janë sponsorë të ndonjë partie politike dhe e akuzojnë Dimitrievskin se nuk e respekton ligjin e ndërtimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ