Ngriti flamurin e “Shqipërisë Etnike” në Tetovë, policia zbulon 21 vjeçarin dhe i ngriti kallëzim penal

ina-online
ina-online

6 Shtator, 2023

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur sot se ka zbuluar personin që kishte ngritur flamurin e “Shqipërisë Etnike” në tubimin e mbajtur në sheshin e Tetovës më 11 gusht, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përcjell INA.

Sipas raportit të MPB-së, është zbuluar identiteti i personit që mbajti flamurin dhe bëhet fjalë për 21 vjeçarin me inicialet A.M, i cili ka shtetësi gjermane.

“Departamenti i Policisë Kriminale-Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SVR Tetovë zbardhën ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku u pa edhe flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, që me këtë është kryer shkelje ligjore sipas kodit penal. Pas marrjes së masave taktike operative u përcaktua identiteti i personit që ka kryer krimin A.M.(21), i cili është shtetas gjerman”, thekson MPB.

Më tej thuhet se në koordinim me Prokurorinë e Tetovës, ndaj personit të identifikuar sipas nenit 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

Krenar lloga

Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

bekim sali

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

INFO

NA NDIQ