Ngrohja me pelet, zgjidhje apo “shterje xhepi” në këtë kohë krize energjetike!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2022

Jo pak familje kosovare që banojnë nëpër shtëpia, sidomos ato që kanë mundësi të tjera të ngrohjes në këto ditë të ftohta e me acar të dimrit, iu kthyen drurit, por edhe peletit, që jo fortë moti ishte një ndër lëndët djegëse për ngrohje goxha e preferuar dhe aplikuar ndër kosovarët, shkruan Bota Press.

Sa kushtojnë këto lëndë djegëse në tregjet e Kosovës?

Kosovarët, tashmë qëkur u shpërfaqë kriza energjetike në këto përmasa, që për pasojë pati dhe vazhdon ta ketë terrin dhe reduktimin e ndjeshëm të aleternativës më të përhapur të tyre për ngrohjen e shtëpive, nisën të mendojnë për më shumë alternativa ngrohjeje. Nga peripecitë që shkaktonte mungesa e rrymës orar e pa orar dhe nga frika pas paralajmërimeve disa mujore për ngritjen stratosferike të çmimit të rrymës, kosovarët, sidomos shtresat e mesme dhe të varfërit, që janë shumicë absolute e popullatës së Kosovës, zunë të sheshojnë alternativat e vjetra, por edhe të reja.

Jo pak familje kosovare që banojnë nëpër shtëpia, sidomos ato që kanë mundësi të tjera të ngrohjes në këto ditë të ftohta e me acar të dimrit, iu kthyen drurit, por edhe peletit, që jo fortë moti ishte një ndër lëndët djegëse për ngrohje goxha e preferuar dhe aplikuar ndër kosovarët. Ngrohja me pelet ose me dru kushtimisht, u rritë më shpejt se që pritej, njëra prej alternativave për t’i ngrohur ambientet e tyre, ndonëse të njëjtat vlerësohen si ndotëse të ajrit.

Tani, pas paralajmërimeve të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, ka lëkundje të theksueshme edhe në tregun e drurëve për djegje edhe në atë të peletit. Pra, edhe çmimi i druve, por edhe i peletit, krahasuar me vitin e kaluar në këtë periudhë, kanë çmime bukur më të shtrenjta.

Mirëpo, sa iu kushton qytetarëve furnizimi me pelet dhe dru gjatë këtyre ditëve të mbetura të sezonit të dimrit?

Peleti është një lëndë djegëse fosile, e cila vazhdon të përdoret theksueshëm nga qytetarët për ngrohje. Për shkak të interesimit të shtuar për të, viteve të fundit në Kosovë, thuaja në të gjitha rajonet e saj, janë ndërtuar me dhjetëra fabrika për prodhimin e Peletit. Shumica e tyre e përdorin lëndën e parë drurore nga vendi, por ka edhe ca nga fabrikat që e importojnë lëndën e parë. Por, pos prodhimit vendor, një sasi jo e vogël e peletit importohet si prodhim final nga vendet e rajonit, por edhe nga prodhues të njohur nga Evropa.

Sado që çmimi i peletit sivjet është ngritur ndjeshëm gjithandej në vend, edhe sivjet një dallim i madh në çmim vërehet mes tregut në qytetet kosovare dhe në kryeqytet. Kështu, një ton me pelet në Prishtinë aktualisht kushton deri në 235 euro, ndërsa e njëjta sasi në qytetin e Prizrenit tregtohet me vetëm 160 euro për tonelatë.

Njëri prej shitësve të peletit në Prizren, në kushte anonimiteti për Buletinin Ekonomik thotë se çmimi i peletit nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar, pasi as çmimet e materialeve apo lëndëve të para të përdorura për prodhimin e kësaj lënde djegëse, sipas tij, nuk kanë ndryshuar ende, dhe për këtë shkak ai vlerëson se nuk kanë arsye të rrisin çmimet.

Ai e deshifroi 1 ton pelet, duke thënë se i njëjti përbëhet nga 67 paketime, të cilat ai personalisht për momentin është duke i shitur me një çmim prej 160 eurove.

Sipas këtij shitësi, qytetarët në vend kanë ende interes që të ngrohen me pelet, pasiqë është më i sigurtë sesa energjia elektrike dhe normalisht është më i lirë dhe ka energji të konsiderueshmë për ngrohje.

“Peleti është i testuar në 4 institucione, atë të Prishtinës, Novisadut, Shkupit dhe Beogradit”, tha ndër të tjera shitësi, duke treguar se peleti që ai shet është i testuar.

Mirëpo, çmimi i peletit nuk është i njëjtë edhe në qytetet e tjera, sidomos në kryeqytet.

Një shitës tjetër i peletit nga Prishtina, gjithashtu në kushte anonimiteti, tha se aktualisht një ton pelet në Prishtinë kushton 235 euro. E sipas tij, çmimet në krahasim me vitin e kaluar, janë ngritur pak, por thotë se këtë vit ka edhe shitje më pak.

Në anën tjetër, edhe çmimet e druve në Kosovë, kanë shënuar rritje vitin e fundit, pra më 2021. Nga 35-40 euro sa kishte qenë metri i druve në vitin 2020, në vitin vijues, pra 2021, ishte rritur në 45 euro për metër.

Disa prej druvarëve të cilët i ka kontaktuar Buletini Ekonomik, kanë thënë se çmimi i metrit të druve ka qenë i njëjtë për disa muaj gjatë vitit 2021. Njëri prej tyre, thotë se çmimi i një metri të druve aktualisht kushton 45 euro për të gjitha llojet e druve.

Në kryeqytet dhe në qendrat e të gjitha qyteteve të Kosovës, ngrohja me dru dhe me pelet është më e pafavorshme për shumë prej banorëve, e sidomos për ata që banojnë nëpër ndërtesa kolektive, ku mundësitë janë të kufizuara, ose nuk ekziston fare mundësia për ngrohje të tilla. Zgjidhje për ngrohje në disa prej objekteve kolektive në Prishtinë dhe në Gjakovë, mbeten ngrohjet nga Ngrohtoret e këtyre qyteteve. Kurse tjerat qytete, nuk kanë ngrohtore fare, dhe qytetarët janë të obliguar të gjejnë zgjidhje vet, si dinë dhe si të munden për t’u ngrohur.

E në këtë kohë krize energjetike, qytetarëve u mbetet të vendosin vetë se cila do të jetë zgjidhja më e duhur për xhepat e tyre./BotaPress

TË FUNDIT
5 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
5 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
23 orë
Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës
1 ditë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës
1 ditë
Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

ME TE LEXUARA

5 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
1 ditë
Gjatë vitit 2023, në RMV janë ndërtuar gati 5 mijë objekte banesore
1 ditë
Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë – llogariten si më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar
1 ditë
Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh
1 ditë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës
23 orë
Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës
5 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

e.go-veture-elektrike-investim-tetove

Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës

buka-market

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

mickoski hristijan

Paralajmërimi i Mickoskit – Ja nga cili shtet i BE-së, pritet të jetë huamarrja prej 1 miliard eurosh

ministri-britanik londra britani

Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë – llogariten si më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

banesa ndertim

Gjatë vitit 2023, në RMV janë ndërtuar gati 5 mijë objekte banesore

gazprom

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

banka-popullore

Banka Popullore: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6.30%

INFO

NA NDIQ