Ngujimi 43-ditor i Lulzim Hetemit: Ha, rri, punon, pastrohet dhe fle brenda objektit komunal

Picture of INA
INA

12/07/2023

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty, mbi dyzet ditë më parë.

Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal.

Aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle.

Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë vendës serbë dhe nga grupe të ndryshme të dhunshme, që sulmuan forcat e rendit dhe gazetarët e mbledhur.

Vëllai i kryetarit të Leposaviqit pohon se familjari i tij po punon në kushte të jashtëzakonshme brenda ndërtesës komunale, por thotë se nuk mund t’i komentojë arsyet se “si dhe pse ai [Lulzim Hetemi] po rri ende brenda komunës”.

“Normalisht, puna e kryetarit është shumë sfiduese. Besoj, dhe shpresoj që ia del, por, këto rrethana, normalisht, janë shumë të rënda për të dhe për ne. Është problem të punohet në këto kushte, por, besoj se ai do t’ia dalë. Pse, si po qëndron, nuk mund të flas në emër të tij”, deklaron Bashkim Hetemi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se e gjithë familja Hetemi është e shqetësuar për mungesën e funksionimit të rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Bashkim Hetemit, “diçka nuk është në rregull” as me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila, ndonëse deklaroi njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, po kërkon largimin e kryetarëve, përfshirë vëllain e tij, nga ndërtesat komunale.

Bashkim Hetemi thotë se komunikon shpesh me Lulzim Hetemin, porse nuk e ka të qartë edhe sa do të jetë në gjendje vëllai i tij ta ushtrojë funksionin e kryetarit, në kushtet e tanishme.

“Nuk e di sa gjatë mund të shkojë në këto rrethana, por, rrethanat në të cilat po punon ai [Lulzim Hetemi] janë të jashtëzakonshme. Shumë e ka të vështirë punën. Atë nuk po e lejojnë të punojë normalisht”, shprehet Bashkim Hetemi.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar disa herë kryetarin e Leposaviqit, që nga mbyllja e tij në vendin e punës, por ai nuk është përgjigjur.

Lulzim Hetemi është kontaktuar edhe për këtë artikull, por ai nuk u është përgjigjur as thirrjeve, as porosive me shkrim në telefon.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË