Nikolloski: 20 milionë euro janë zhvatur nga biznesmenët

0

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski theksoi se mbi 20 milionë euro është shuma e parave që janë zhvatur nga biznesmenët në Maqedoni.

“Ajo që zbuluam këtë mëngjes është se ajo që ka thënë VMRO DPMNE për periudhën e kaluar është e vërtetë, dhe kjo është se Zoran Zaev u informua për gjithçka. Gjatë gjithë këtij operacioni, ai u informua në detaje për të gjitha aktivitetet ku ka shumë biznesmenë të përfshirë nga ky që shohim për momentin, shumat janë shumë të larta dhe tejkalojnë rreth 20 milion euro”, tha Nikolloski.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së tha se duhet një hetim i plotë për rastin dhe përgjegjësi politike, me dorëheqjen e Qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. (INA)