Nikolloski për ligjin e ri për Planifikim Urbanistik: Me presidenten kemi qëndrim të njëjtë

Picture of INA
INA

19/08/2024

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski e riafimoi qëndrimin për përgatitjen e një ligji të ri për planifikim urbanistik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat patën një varg reagimesh për ndryshimet e ligjit ekzistues që me procedurë të shkurtër ishte votuar javën e kaluar.

“Thash se definitivisht na duhet një ligj i ri. Propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat janë prekur që të përgatisim ligj plotësisht të ri për planifikim urbanistik, kështu që me presidenten kemi qëndrim plotësisht të njëjtë lidhur me këtë çështje”, tha sot Nikolloski në pyetjen e gazetarëve, pasi presidentja Gordana Siljanovska javën e kaluar paralajmëroi se do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve ligjore, por bëri thirrje që sa më shpejtë të fillojë përgatitja e një ligji të ri me pjesëmarrje të opozitës dhe organizatave joqeveritare.

Qeveria thotë se arsyeja kryesore e ndryshimeve është thjeshtimi i procedurave për miratimin e planeve për realizimin e objekteve të planifikuara nga komunat me mjetet që do të marrin nga pakoja prej 250 milionë eurosh e parashikuar nga ribalanci i Buxheti.

Sipas organizatave civile, megjithatë, ndryshimet do të lejojnë përdorimin e PDU-ve të vjetruara, parametrat dhe matjet e të cilave nuk do të korrespondojnë me realitetin dhe do të shkatërrojnë hapësirën publike.

Siljanovska Davkova në shpjegimin e vendimit për nënshkrimin e dekretit për ligjin, ndër të tjera, tha se ndryshimet janë të nevojshme që komunat të marrin mjete për projekte, por ka dërguar vërejtje se në procedurën për sjelljen e ndryshimeve ligjore nuk ka pasur amandamente, as diskutime nga opozita.

TË FUNDIT
8 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
9 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
10 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
10 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
11 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

ME TE LEXUARA

17 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
11 orë
Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn
21 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
17 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
11 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
20 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

arben taravari

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

INFO

NA NDIQ