Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, njëherë edhe deputet, Aleksandar Nikollovski tha se e ka parë intervistën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në TV21 dhe se me të pajtohet për dy çështje, respektivisht se VMRO-ja si parti nuk ka marrëveshje me pushtetin për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se të njëjtat nuk miratohen, siç tha Nikollovski nën diktat bullgar.
“E kam parë intervistën, zakonisht nuk pajtohem me Ali Ahmetin por ka një punë për të cilën do të pajtohem, kjo është që në intervistë tha se marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ndryshime kushtetuese nuk ka, siç tha që VMRO-DPMNE nuk mbështet ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Kështu që kjo është vërtetim edhe i qëndrimit tonë. Qëndrimi jonë mbetet i pandryshuar. Është e qartë se në Kuvend nuk ka 2/3 për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, dalja më e mirë nga kjo krizë politike janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Nikollovski.