Nikollovski: Me masë intervenuese gruri do të magazinohet për nëntë muaj

INA
INA

26 Korrik, 2023

Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, qeveria miratoi masën e ndërhyrjes për grurin dhe elbin, pra për të mundësuar mbështetjen e magazinimit nga korrja e vitit 2023. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, i cili sot ishte për vizitë në Sveti Nikollë.

“Në seancën e sotme të Qeverisë do të miratohet masa e përkohshme nga Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për deponimin e grurit dhe elbit. Masa intervenuese ofron mbështetje për fermerët për deponimin e elbit dhe grurit brenda nëntë muajve, ndërsa më parë kjo mbështetje ka zgjatur dy muaj”, tha Nikollovski.

Ai ka shpjeguar se kjo masë realizohet përmes Programit për pagesa direkte dhe ka për qëllim që bujqve t’u ofrohet një siguri më e madhe dhe të shesin grurin dhe elbin kur të kenë çmimet më të mira të blerjes.

“Subvencionimin e deponimit të grurit dhe elbit në depo për nëntë muaj, që do të thotë 120 denarë për ton në muaj. Është mbështetje për të gjithë bujqit”, tha Nikollovski. Top24

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ