Nikollovski: Traseja Shkup-Bllacë është ndërruar 3 herë, zyrtarë të BDI-së kanë dashur të përfitojnë

Picture of INA
INA

05/11/2024

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në një intervistë për Alsat tha se ish drejtuesi i Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore”, kuadër i BDI-së, në bashkëpunim me struktura të tjera të Qeverisë nëpërmjet projektit të autostradës Shkup-Bllacë kanë dashur vetëm të përfitojnë materialisht. Deri tani tha se traseja është ndërruar tre herë duke bërë që të ndryshojë edhe çmimi. Ai tha se kompania ‘Suez’ e ka njoftuar Ndërmarrjen “Rrugët Shtetërore” se projekti me tunelet, është i dështuar dhe mënyra se si janë projektuar tunelet, nuk mund të realizohet në praktikë pasi është në kundërshtim me standardet evropiane dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë rrugë si autostradë.

“Dëshmia më e mirë është mënyra e lëvizjes së pronës, të cilin e kam para meje dhe të cilin e prezantova në Kuvend dhe qartë shihet se si një numër i pronave në trase janë rishitur pronarëve të tjerë me qëllim që të përfitohet nga eksproprijimi dhe ky është vetëm një dokument nga shumë që i kam…Është interesante se nga BDI që e kanë udhëhequr “Rrugët Shtetërore”, në reagimin e tyre nuk thanë se nuk është e vërtetë, pra pranuan se është e vërtetë, vetëm komentuan nëse kompanitë janë të afërt me ta apo jo. Me vetë faktin se vërtetuan se qëllimisht është ndryshuar pronësia e tokës, vërtetojnë se qëllimisht është ndryshuar traseja…Unë vetëm se e kam informuar Prokurorinë Publike për mënyrën se si kanë punuar në Ndërmarrjen për Rrugë Shtetërore, tash Prokurorisë Publike i mbetet që të nisin procedurë. E di se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ndoshta kanë mendime të ndryshme për struktura të caktuara kadrovike, por jam i sigurt se pjesa tjetër e Prokurorisë në mënyrë të ndershme do ta bëjë punën dhe do ta hetojë krimin në Ndërmarrjen “Rrugët Shtetërore…Përndryshe, qëllimi im dhe i Qeverisë është që të ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, jo të mos ndërtohet dhe për këtë i hapim këto tema”, deklaroi tha Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË