Nimanbegu: Nuk kemi ftesë zyrtare pë bisedime me fituesit e zgjedhjeve

0

Duke komentuar faktin se koalicioni trepalësh vazhdimisht u ka bërë thirrje përmes mediave partive boshnjake dhe shqiptare për t’u bashkuar me koalicionin e shumicës, Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare thotë se këto thirrje parimore të koalicionit qeverisës nuk janë konfirmuar nga një ftesë zyrtare për të negociuar.

Nimanbegu kujton se pjesëmarrja e mëparshme në qeveri rezultoi në përmbushjen e një numri të madh të kërkesave të partive kombëtare shqiptare, të tilla si formimi i Komunës së Tuzit, përdorimi i simboleve kombëtare dhe ndalimi i ndërtimit në kripurat e Ulqinit.

Shqiptarët nuk do të jenë një zbukurim apo suvenir në asnjë qeveri, por do të marrin pjesë ekskluzivisht atje ku ata do të vendosin në favor të popullit shqiptar, tha Nimanbegu./Malesia.org