Nimetulla Demiri, kandidat i ri me plotë elan që synon karrigen e deputetit!

0

Në zonën zgjedhore numër 1 si duket do të jetë një garë e nxehtë mes të gjitha partive shqiptare.

Përderisa BDI garon me Izet Mexhitin dhe koalicioni ASH-AAA garon me Skender Rexhepin, PDSH ka vendosur të garoj me një personalitet të ri dhe të jashtëzakonshëm sa i përket prëgatitjes profesionale.

Bëhet fjalë për Nimetulla Demirin, kandidati që do të garoj nën umbrellen e PDSH-së. Ai ka një begraund të pasur politik. Për aftësië e tij profesionale ka folur edhe kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku duke thënë se një kandidat si Demiri e meriton mbështetjen e parezervë të qytetarëve.
“Në asnjë moment nuk ju kemi zhgënjyer, ne as në të ardhmen nuk do tiu zhgënjejm. Nimetulla Demiri është pjesë e kabinetit tim në Komunë, është djal i përgatitur profesionalisht dhe kombëtarisht. Ka një kulturë dhe edukat familjar, ka përvojë të jashtëzakonshme për funksionimin e shtetit. Ka ndjekur disa kurse ndërkombetare dhe vendore për të udhëhequr me insitucionet. Nimetulla Demiri është i gatshëm për të marrë përgjegjësit për të udhëhequr”, u shpreh ditë më parë Sadiku./Zyrtare.net