Nimic: Nuk ka zgjidhje përfundimtare, palët po mbrojnë interesat e tyre kombëtare

0

Ende nuk ka zgjidhje definitive midis Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, por të dyja palët janë të vendosura të vazhdojnë të punojnë deri në gjetjen e zgjidhjes, ka thënë shkurtimisht sot në Nju Jork ndërmjetësi i OKB-së në negociatat Metju nimic pas bisedimeve me krerët e diplomacive ta Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias.

“Siç e dini, kishim takim dje dhe sot, biseduam për një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë. Çështjet janë të definuara dhe të përcaktuara mirë. Mund të them se këto ishin negociata për të cilat kemi punuar shumë”, tha Nimic pas takimit me dy ministrat.

Nimic tha se Dimitrov dhe Kocias do të nisen për Bruksel, ku do të vazhdojnë dialogun dhe shtoi se edhe pse ende nuk ka vendim përfundimtar të dyja palët janë të gatshme të punojnë shumë për të gjetur zgjidhje.

“Negociatat janë intensifikuar ndjeshëm, siç kanë thënë të dyja palët kanë pozita të rëndësishme, janë në pyetje interesat kombëtare. Të dyja palët e njohin rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje dhe janë të vendosur ta bëjnë këtë” shtoi Nimic.