Nimici takon edhe liderin e VMRO-së, ja çka biseduan

0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ndërmjetësuesin e OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic ka thënë se bisedat për emrin duhet të vazhdojnë të zhvillohen në kornizën e konfirmuara nga Kombet e Bashkuara, duke i respektuar dokumentet dhe parimet e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshjen e përkohshme dhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kumtoi VMRO-DPMNE.

Në takim, qëndron në kumtesë, nga ana e VMRO-DPMNE-së u shpreh shqetësim për hapa të caktuar në shoqërinë greke të cilët irritojnë dhe nxisin ndjenja negative drejt Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtat nuk janë në ndihmë të procesit të tërësishëm.

“Nga ana e VMRO-DPMNE-së u theksua se zgjidhja për të cilën negocion Qeveria e Maqedonisë duhet t’i ruajë interesat shtetërore dhe kombëtare dhe të mos e rrezikojë identitetin kombëtar të Maqedonisë”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërmjetësuesi Nimic, i cili prej dje është për vizitë në Maqedoni, sot realizoi takim me presidentin Gjorge Ivanov , kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.