Nipi i Luan Krasniqit si i çartur, nokauton rivalin në Gjermani (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

27/04/2025

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe në përballje me argjentinasin Diego Ramirez, përcjell Bota Sot.

Ardian Krasniqi si i çartur në rundin e katërt, me një goditje të fuqishme e hodhi në nokaut argjentinasin.

Ramirez mbetet i ulur dhe nuk mundi të ngritej, kësisoj Krasniqi feston fitoren e madhe dhe po shkon drejt rrugës për titulline botës.

Ardian Krasnqi ka mbrojtur titullin e WBO Intercontinental.

Përballje që u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë në kuadër të kategorisë gjysmë të rëndë për WBO International.

Rundi i parë me rivalitet mes Krasniqit dhe Ramirez, pati disa goditje të fortë ndaj njëri – tjetrit.

Edhe rundi i dytë u karakterizua me rivalitet dhe qoftë njëri boksier qoftë tjetri, kishin kujdesin e shtuar.

Krasniqi ishte më i mirë në rundin e tretë se sa argjentinasi.

Rundi i katërt ishte fatal për argjentinasin, nokautohet nga trim i Kosovës.

Ardian Krasniqi ka 11 meçe në karrierën e tij, duke i fituar të gjitha me nokaut.

Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Ramirez ka 27 fitore, gjashtë me nokaut, derisa ka pësuar 13 humbje, 5 me nokaut.

TË FUNDIT

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË