Nis Aksioni Humanitar “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara”

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Organizata Handikos Ferizaj i fton miqtë e saj të bashkohen në Aksionin Humanitar “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara” per të ndërtuar objektin për ofrim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.

Afaristet bashkatdhetarë me të cilët është takuar Handikos Ferizaj tashmë kanë zotuar një pjesë të fondeve të nevojshme për ndërtimin e objektit për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në këtë rrugëtim fisnik dhe me qëllim që të mbledhim fondet e nevojshme për ndërtimin e objektit ne kemi nevojë edhe për kontributin tuaj .

Kjo nismë sjellë shpresë për fëmijët me aftësi të kufizuara në Ferizaj dhe duke ju bashkangjitur aksionit humanitarë “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara” ne së bashku me ju ndërtojmë një shtëpi të diturisë, të kujdesit dhe një mjedisi të lumtur ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të zhvillohen.

Ju mund të kontribuoni që së bashku me afaristët bashkatëdhetarë të krijojmë mjedisin e nevojshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, të përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin ndaj tyre dhe të përkrahim zhvillimin e tyre.

Ju mund të bëheni pjesë e aksionit humanitarë “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara” duke donuar në xhirollogarinë e poshteshënuar apo duke na kontaktuar drejpërsëdrejti në numrin e tel: 049 945 102 për mënyrat tjera të përkrahjes për ndërtim të qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim!

Name of Beneficiary: Handikos Ferizaj

IBAN of Beneficiary: XK051940001195051156

Address: Rr Zenun Beqa (lagjia e re), Ferizaj, 70000

Beneficiary ’s Bank:

Name of Bank: Banka Kombëtare Tregtare SHA

Branch of Bank: BKT- Njësia Ferizaj

Swift Code: NCBAXKPR

Kontakti:

+38349 945 102 & +38344 278 689

Bujar Neziri +49 178 88 88 073

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dioguardi vjosa osmani

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi

Norvegjia

Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

dashnim hebibi

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

policia italiane

Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar (FOTO)

zvicer-1

I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës

us viza visa

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga Maqedonia janë refuzuar nga SHBA vitin e kaluar

zvicer-policia

“Për të mirën e taksapaguesve” – politikani zviceran e parkon veturën në zonën e ndaluar

gjermani jeta

53 mijë qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar janë shpërngulur në Gjermani

protesta noendorf

Neuendorf/Rreth 300 gra nga Maqedonia protestojnë për paga më të larta

INFO

NA NDIQ