Nisi blerja e 706 ton duhan tepricë, ministri Hoxha: Premtimi i dhënë është përmbushur

Kombinati i Duhanit Prilep, sot ka paguar prodhuesit e duhanit nga të cilët ishte blerë duhani i tepërt. Ky njoftim është bërë i ditur përmes ministrit të bujqësisë, Arjanit Hoxha.

“Një total prej 706 tonë tepricë duhani nga korrja e vitit të kaluar u grumbulluan nga Kombinati i Duhanit, kurse duke filluar nga dita e sotme mjetet finaciare të destinuara për këtë, janë në llogaritë e prodhuesve të duhanit.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u siguruan mjete financiare nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid, që kapin vlerën prej 100,000,000.00 denarësh, të destinuara për Kombinatin e Duhanit SHA Prilep në mënyrë që të paguhet me kohë duhani tepricë i grumbulluar. Prodhuesit e duhanit i morën mjetet financiare të premtuara. Premtimi i dhënë është përmbushur, në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka informuar ministri Hoxha përmes rrjeteve sociale.(INA)