Nis dëbimi i shqiptarëve që kishin shkuar me gomone në Angli

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/01/2023

Ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office thotë se është zhvilluar me sukses, fluturimi i parë për 2023, i dëbimit të shqiptarëve drejt Tiranës.

Një zëdhënës i kësaj ministrie tregoi se paraditen e kësaj të enjteje me një avion charter u dëbuan 16 shqiptarë’.

“Ata kishin mbërritur ilegalisht muajt e fundit pa të drejtë qëndrimi”, tha zëdhënësi Home Office.

Top Channel po ashtu ka mësuar se të dëbuarit e kësaj të enjteje janë sjellë me avionin e kompanisë Titan Airways, e marrë me qira nga Home Office në shërbim të deportimeve.

Fluturimi i fundit Stantsted-Tiranë për vitin që lamë pas ishte më 22 Dhjetor me 42 persona të deportuar.

Sipas Daily Mail mes të deportuarve ishin 32 shqiptarë të cilët kishin vuajtur në total 89 vite burg për krime të ndryshme.

Kostoja e dëbimit të një personi sipas të dhënave botuar në mediat angleze është 8.000 stërlina. Për çdo të dëbuar drejt Tiranës janë dy roje shoqërimi në avion.

Ndërkohë në javët në vazhdim si pasojë e konsultimeve intensive mes Ministrisë së Drejtësisë angleze me ministrin shqiptarë të drejtësisë Ulsi Manja, pritet të sillen në Shqipëri për të vijuar dënimet e dhëna nga drejtësia angleze 10 shqiptarë.

Mediat angleze fundvitin e shkuar e vlerësuan këtë si një shenjë të vullnetit të mirë nga Shqipëria në zbatim të marrëveshjes dypalëshe për transferimin e të burgosurve shqiptarë. Aktualisht në burgjet angleze janë 1336 shtetas shqiptarë.

TË FUNDIT
19 orë
Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator
1 ditë
Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet
2 ditë
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
2 ditë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
2 ditë
LeCanton27: Tenisti serb Gjokoviq i njohur për skandale do luajë në Gjenevë. A do të fyejë 300.000 shqiptarë në Zvicër me provokimet e tija tashmë tradicionale, shovensite dhe raciste

ME TE LEXUARA

19 orë
Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator

LEXO MË SHUMË

zvicra

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator

muharrem salihu mergimtar diaspore padova

Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet

fondacioni Xhim xhema

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

mustafe veseli investitor

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

novak-gjokovic

LeCanton27: Tenisti serb Gjokoviq i njohur për skandale do luajë në Gjenevë. A do të fyejë 300.000 shqiptarë në Zvicër me provokimet e tija tashmë tradicionale, shovensite dhe raciste

altrim mamuti

Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

adi edi veseli 1

Vëllezërit struganë Adi dhe Eddie Veseli janë një histori suksesi në Amerikë

muharrem salihu ema bonino

Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Europian

xhevat limani

Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034

INFO

NA NDIQ