Nis java e akullt, priten temperatura minus 10°C netëve

0

Moti gjatë javës që sapo hyri, sipas Meteoalb:

E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën zero ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.