Nis seanca e Komisionit për Çështje Kushtetuese – Kovaçevski me ekspoze për propozimin, deputetët e përshëndetën me duartrokitje!

INA
INA

25/07/2023

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese në Kuvend sot e ka nisur seancën numër 1 me pikën e vetme në rend dite – Propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga 17 anëtarë të pranishëm të Komisionit “pro” vazhdimit të rendit të ditës kanë votuar 10 deputetë, shtatë kanë qenë “kundër”, ndërsa abstenime nuk kishte.

Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, ndërsa propozimin e elaboroi Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se propozimi është i plotë dhe në drejtim të qëllimit tonë konsensual – anëtarësim në BE, të vendosur që në vitin 1991, e cila sot është vullnet shumicë e qytetarëve dhe shansin e gjeneratave të reja dhe garanton të ardhme evropiane. Ndryshimet kushtetuese nuk e rrezikojnë asnjë çështje identiteti, për këtë qytetarët nuk ka përse të jenë të shqetësuar”, porositi Kovaçevski

Në koordinimin ad’hok para fillimit të Komisionit, siç theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, është arritur marrëveshje që pas ekspozesë së kryeministrit të flasin përfaqësuesi i LSDM-së, Martin Kostovski, i Besës, Fadil Zendeli, i Alternativës, Afrim Gashi dhe në fund përfaqësuesja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli.

Qeveria të martën e kaluar ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese. Ndërhyrjet në Kushtetutë, siç theksohet nga Qeveria, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. Në përputhje me këtë, edhe në Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve është bërë një amendament për të ruajtur barazinë e përfaqësuesve në Kuvend të të gjitha komuniteteve të përcaktuara në Preambulën e Kushtetutës.

Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese sipas detyrës zyrtare është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Arta Bilalli-Zendeli, anëtarë të Komisionit janë Daniela Stojanovska Panovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski, Emilia Rambabova, Ilija Nikollovski, Daniela Markoska, Marija Angelova, Antonio Milloshoski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska, Ivan Stoilkoviq, Fisnike Bekteshi Shaqiri, Remzi Mehmedi, Ane Laskoska dhe gjashtëmbëdhjetë deputetë të tjerë janë zëvendës anëtarë të Komisionit.

Në seancë do të marrin pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe misioneve në Shkup.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

INFO

NA NDIQ