Nis sot Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Picture of INA
INA

29/10/2025

Sot fillon Forumi i Paqes në Paris, një ngjarje ndërkombëtare vjetore që synon të promovojë bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin francez, ku do të marrë pjesë në forum me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, përveç pjesëmarrjes në forum, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të ngjarjes. Mbrëmë ai ishte i ftuar nderi në darkën e organizuar nga Qarku diplomatik i Parisit.

Po ashtu, kryeministri ka zhvilluar një takim me Institutin Jacques Delors, një institut i njohur me seli në Paris, i themeluar nga Jacques Delors – një prej arkitektëve kryesorë të Bashkimit Evropian. Temë e diskutimit ishte gjeopolitika dhe ndikimi i saj në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar:

“E shfrytëzova këtë mundësi për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit të BE-së, si çelës për sigurinë evropiane përballë rreziqeve të tanishme gjeopolitike. Diskutuam gjithashtu për investimet e Kosovës në mbrojtje, mbrojtjet kushtetuese dhe praktike të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe për lidhjen e pandashme midis agjendave ekonomike dhe parimeve demokratike.”

TË FUNDIT

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

Afat shtesë për të aplikuar për shujtë të subvencionuar studentore

Faturat e larta të energjisë – frikë nga dimri

Për ta zgjidhur problemin me transportin në Shkup, duhet të kombinohen tre projekte

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË