Ka filluar takimi i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani me kreun e PDK-së, Enver Hoxhajn. Ky takim po mbahet dy ditë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Pas këtij takimi Osmani e Kurti në ora 13:30 do takohen me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas rezultatit përfundimta, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë 19 ulëse në Kuvend.
Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë./21Media