Nis viti i ri shkollor, këtë vit për herë të parë do të ketë pushim edhe në pranverë

Picture of INA
INA

01/09/2023

Sot nis viti shkollor 2023/2024 i cili, me vendim të Qeverisë, për herë të parë do të përfundojë në datën 17 në vend se më 10 qershor. Përveç pushimit dimëror, nxënësit do të kenë edhe pushim pranveror, nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

Në bazë të Konceptit për arsimin fillor, i cili në etapa zbatohet nga viti 2020, këtë vit shkollor me programe të reja arsimore do të mësojnë nxënësit në klasën e tretë dhe të gjashtë dhe për këtë po përgatiten libra të rinj.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dje njoftoi se vonesa do të ketë vetëm të librave për klasën e gjashtë të cilat janë në fazën e miratimit dhe pret që të jenë gati gjatë shtatorit.

Ndërkohë, në dispozicion do të jenë materialet ndihmëse të cilat i përpunoi Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA) për klasën e tretë dhe të gjashtë dedikuar edhe për nxënësit edhe për mësimdhënësit dhe janë në dispozicion në formë elektronike në ueb-faqen e Byrosë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi për vonesën e librave, Shaqiri u përgjigj se ai si ministër e ka përfunduar tërë procedurën në fund të korrikut, kur është sjellë vendimi për operator ekonomik për shtypje, dhe se nuk ka marrë pjesë në procedurat e Komisionit nacional për librat shkollorë, Shërbimin pedagogjik dhe në mendimin e recensentëve.

Lidhur me arsimin e mesëm, informoi se vetëm në një vit janë miratuar 150 libra shkollorë, pjesa më e madhe në arsimin e mesëm profesional dhe ato në etapa do të shtypen dhe dorëzohen nxënësve në tirazh të cilin do ta paraqesin vetë shkollat. Këta libra janë në dispozicion në formë elektronike përkatësisht në faqen e Shërbimit pedagogjik janë bashkangjitur në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk.

Përveç pushimit pranveror dhe vitit shkollor të vazhduar, risi është edhe zbatimi i e-ditarit të ri, i përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA. Ai është në fazën e testimit dhe, siç bëri të ditur Shaqiri, paralelisht po bëhen trajnime të administratës në 40 shkolla në të cilat do të zbatohet si projekt pilot derisa të konfirmohet funksionaliteti i tij.

Në vitin shkollor do të ketë edhe masa të reja të sigurisë në shkolla. Shaqiri njoftoi se me Ministrinë e Punëve të Brendshme i definojnë, siç tha, “drejtimet e nevojshme për të gjitha shkollat dhe të gjithë do të njoftohen nga ana e MPB-së”.

Me Ministrinë e Financave, MASH po bisedon për përqindjen e harmonizimit të pagave me atë minimale në shtet, që do të jetë e ardhur shtesë përveç 10 për qindëshit i cili do t’i takojë të punësuarve në arsim, si dhe në sektorin publik, në bazë të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.

Pas paralajmërimit për grevë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës, ministri i këtij dikasteri porositi që nxënësit të mos shfrytëzohen si instrument për shkak të pakënaqësisë nga pagat.

“Le të gjejnë ndonjë instrument tjetër nëse nuk janë të kënaqur, vetëm të mos jenë nxënësit, ndërsa unë si ministër them që nga 1 shtatori do të kenë paga më të larta”, porositi Shaqiri.

Ai shtoi se për një vit, me të gjitha etapat e rritjes, pagat e mësuesve janë rritur në mënyrë kumulative për 35 për qind dhe se kjo nuk është bërë për më shumë se 20 vjet.

“Do të vazhdojmë me paga më të larta edhe nga ky 1 shtator. Rritja do të ketë një pezullim në përputhje me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, siç do të marrin të gjithë punonjësit në sektorin publik, duke përfshirë edhe arsimin dhe një përqindje e caktuar që jemi duke negociuar me Ministrinë e Financave për harmonizimin e pagës minimale”, tha Shaqiri.

Pas fillimit të sotëm të vitit shkollor, mësimi do të zgjasë deri më 29 dhjetor kur përfundon gjysmë vjetori i parë. Nga 30 dhjetori nxënësit do të jenë në pushim dimëror, ndërsa gjysme vjetorin e dytë nxënësit në këtë vit shkollor do ta fillojnë më 22 janar.

TË FUNDIT
11 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
12 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
13 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
13 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
15 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

13 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
1 ditë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s
13 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
1 ditë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
12 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
24 orë
De Biasi bën prognozën e ndeshjes Itali-Shqipëri, lartëson tre nga kuqezinjtë tanë
11 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
24 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ