Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Baku u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit Ilham Aliev. Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, presidentja kishte takim tet-a-tet me presidentin Aliev.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Azerbajxhan, presidentja Siljanovska-Davkova do të realizojë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Kombëtar, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov
Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.
Është planifikuar dhe të mbajë ligjëratë për komunitetin akademik dhe studentët në Universitetin ADA në Baku.
Gjatë vizitës së saj në Azerbajxhan, presidentja do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global në Baku, të titulluar “Rishqyrtimi i rendit botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”, që në organizim të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi” do të mbahet nga e enjtja deri të shtunën në Baku.
Presidentja Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes së forumit, ndërsa do të mbajë fjalim me temën “Pakti për Ardhmërinë e Kombeve të Bashkuara: ndërtimi i një konsensusi të ri global”.
Sipas paralajmërimeve, në forum është paraparë prezenca e rreth 400 pjesëmarrës – shefa aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.