Nishani sulmon Panuçin: Sharlatan! Shkatërrove Kombëtaren!

0

Pas rezultatit shumë të dobët, ku Shqipëria u mund 0-3 nga Kosova, vjen një reagim i ashpër nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani sulmoi trajnerin e kombëtares shqiptare Cristiano Panuçi, ndërsa e cilësoi atë sharlatan. Sipas Nishanit trajneri po shkatërron atë çka është ndërtuar në këtë ekip.

Që në fillimin e ndeshjes u pa një skuadër e ‘fikur’ e cila nuk kishte shumë dëshirë për lojë. Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 21-t Arber Zeneli pas një topi të bukur nga mesfusha nuk fali përballë Berishës dhe kaloi Kosovën në avantazh. Shqipëria u mundua të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë do të pësonte sërish. Ishte pikërisht Zeneli që konkretizoi një aksion model, duke dyfishuar rezultatin, ndërkohë golin e tretë e bëri Edon Zhegrova.

REAGIMI I NISHANIT
Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova !
Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar.