Nisi ndërtimi i pishinës në Çair, u dedikohet nxënësve të kësaj komune

Picture of INA
INA

06/06/2024

“Filluan punimet për ndërtimin e pishinës së parë në Çair, projekt ky që vite me radhë ka qëndruar vetëm në letër”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Pishina është e dedikuar për nxënësit e shkollave të komunës së Çairit dhe pritet të jetë gati për festat e nëntorit. Ajo do të jetë e mbyllur dhe e përshtatshme për të gjitha stinët e vitit. Pas hyrjes në funksion të kësaj pishine, kreu i Çairit, Visar Ganiu, paralajmëroi mësim të obligueshëm të notit nëpër shkollat fillore. Ai pajtohet se ndërtimi i pishinës është i vonuar, por u zaotua se tani e tutje do të punohet në mënyrë intensive për këtë dhe shumë projekte të tjera në këtë komunë.

“Kjo pishinë do të jetë 620 metra katrorë, do të jetë pishinë me të gjitha standardet për not, ku do të kenë mundësi dhe do ta bëjmë të obligueshëm mësimin e notit nëpër shkollat fillore…. Vlera diku përafërsisht është rreth 600 mijë euro dhe kjo është një lëshim që e bëra edhe pse kompania e ka kontratën që për një vit e gjysmë ta mbarojë këtë projekt ne kemi marrë garanci gojore që për festat e nëntorit në komunën tonë do të kemi mundësi në mënyrë solemne ta bëjmë përurimin e objektit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairite.

Qytetarët e mirëpresin këtë projekt. Ata besojnë se këtë herë përfundimisht Çairi do të ketë pishinën e parë.

“Pas disa viteve, komuna e Çairit po bën një objekt shumë të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për fëmijët, edhe për mbesat edhe për nipërit edhe për krejt”, tha një qytetar.

“Besoj që po se tash do të ketë fonde, do të ketë të ardhura dhe do t’i kryejë. Në mandatin që e ka, deri në fund të mandatit besoj se do të kryhet”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse çdo fëmijë që do të regjistrohet në shkollë dhe në kohën e kaluar ai do të mund të mësohet të notojë, do të zhvillohen me not. Mendoj se do të realizohet”, theksoi një qytetar.

“Nëse arrihet që në afat të shpejtë të ndërtohet pishina, edhe arsimtarët e edukatës fizike do të kenë mundësi që t’i mësojnë fëmijët të notojnë. Më herët kemi shkuar edhe në pishina të tjera, por ka pas nevojë komuna jonë të ketë një pishinë të këtij lloji dhe besoj se do të jetë mirë edhe për qytetarët edhe për arsimtarët edhe për nxënësit”, deklaroi Sedat Baftiu, Profesor i Edukatës fizike.

TË FUNDIT
2 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
6 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së
7 orë
Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

ME TE LEXUARA

10 orë
BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024
9 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
7 orë
Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup
1 ditë
Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes” por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit
6 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së
16 orë
Fillon procedura parlamentare për plotësimin e Ligjit për Energjetikën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

tifozet kuq e zi

BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024

qehaja siljanovska

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës njofton qytetarët për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq

INFO

NA NDIQ