Nisin aplikimet për edicionin e dytë të shkollës verore “Jam Shqiptar”

Picture of ina-online
ina-online

01/06/2024

Vitin e kaluar për herë të parë Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi shkollën verore “Jam Shqiptar”. Një iniciativë unike, dhe e para në llojin e saj në Shqipëri krijuar me qëllim ruajtjen e identitetit të kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe te fëmijët e lindur në diasporë.

Të parët që patën mundësinë të bëheshin pjesë e kësaj përvoje ishin fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.

Ndërsa për këtë vit të dytë aplikimet janë hapur për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali.

Këtë vit shkolla verore ”Jam SHqiptar” mbahet nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.

Shkolla do të fillojë në datën 21 qershor 2024, ku përmes një programi të larmishëm, njëzet nxënës të diasporës shqiptare që jetojnë në Itali do të kenë mundësi të vizitojnë atdheun e tyre, të njihen me historinë, natyrën, artin e kulturën amtare.

Lexo edhe: QBD për herë të parë organizon një shkollë verore për fëmijët e Diasporës

Institucionet kanë njoftuar se tashmë janë hapur aplikimet për pjesëmarrje dhe ftohen te gjithë nxënësit e shkollave shqipe në Itali, që plotësojnë kriteret) të aplikojnë.

Kriteret:

Të kenë shtetësinë shqiptare

Të jenë të moshës 14-17 vjeç

Të kenë ndjekur shkollat/kurset e gjuhës shqipe prej së paku 2 vjetësh

Të gëzojë shëndet të plotë.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzoni janë:

Letër rekomandimi nga mësuesi

Kartë identiteti

Vërtetim nga mjeku i familjes që nxënësi gëzon shëndet të plotë

Një foto

Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024.

Aplikimet e nxënësve mund të aplikojnë përmes email-it në adresën elektronike [email protected].

TË FUNDIT
14 orë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
17 orë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
1 ditë
Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024
1 ditë
Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë
2 ditë
Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

policia gjermane gjermani

Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

shqiperi-zvicer-587x396-1

Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

slloveni punetor

Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

viza gjermane

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

danimarka kopenhagen

Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro

perleshje tifozet serb

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

INFO

NA NDIQ