Nisin hetimet për golin e Ahmetit në Shipkovicë! (VIDEO)

0

Nga Reshat Ibrahimi/Lajm

Goli i Ali Ametit, kryetarit të BDI-së, nga penalltia, gjatë një përurimi të një salle sportive në Shipkovicë, ka ngjallur reagime të shumta në mesin e partive politike në vend.
Këta të fundit dyshojnë në golin e shënuar nga lideri (kapiten) i BDI-së.
Sipas tyre, Ali Ahmeti shënoi një gol të lehtë, i cili fare nuk u pengua nga ana e portierit, zëvendësministri i mbrojtjes në vend, Bekim Maksuti.
Madje, në video shihet se si portieri e kishte pritur me buzëqeshje golin e pranuar.
Disa parti politike kanë deklaruar se do të ankohen deri te krerët që merren me ndeshje të dyshimta dhe se videot do ti shfrytëzojnë si dëshmi.
Se goli i Ahmetit dukej i dyshimit tregon edhe një fakt tjetër, pasi ky moment ishte hequr nga kompanitë e basteve.
Kjo nuk është hera e parë që Ali Ahmeti merr pjesë në ekzekutimin e penalltive.
Një rast i ngjashëm i ishte dhënë para disa vitesh gjatë një përurimi të një salle sportive në komunën e Likovës.

Ps: Shkrimin mos e merrni seriozishtë.

#Shkrimi eshte pjese e rubrikes thashetheme