Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, i ka irrituar së fundmi shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Kjo pasi ajo publikoi disa fotografi nga vizita e saj së fundmi në Serbi, gjersa mes kritikave bëri edhe një status në Twitter, duke thënë se ndjehet më e sigurt në ato vende ku s’ka shqiptarë.
“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo.
Mbi këtë veprim të saj ka reaguar ish-banorja e edicionit më të fundit të Big Brother VIP Albania, Nita Latifi.
Ajo publikoi një fotografi të statusit të Zhaklinës në InstaStory, duke reaguar ashpër me fjalët: “Hipokrizi e gjallë, marre”.
Ndaj Zhakut ka reaguar edhe aktori i “O sa mirë”, Jeton Zogiani.
“Nuk është problemi çka mendon kjo zonjë, problem jemi ne që merremi me të, dhe ja japim hapsirën mediatike të cilën kjo vajzë e kërkon me ngulm!”, ka shkruar Zogiani. (INA)