Nitaj i AAK-së: Ne kemi kushtet tona për koalicione

0

“Asnjë subjekt politik nuk mund të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme me AAK-në në rast se kanë qëndrime të tjera për kufijtë e Kosovës, pozitën e serbëve në Kosovë dhe taksën ndaj mallrave serbe”, theksoi deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Sipas tij, AAK ka vijat e qarta që mund të përcaktojnë kornizën e bashkëpunimit para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve.

“Nuk jemi absolutisht të interesuar për të bashkëpunuar me asnjë forcë politike nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për mosndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për moslejimin e krijimit të një Republika serbe me kompetenca ekzekutive dhe nëse eventualisht nuk janë dakord që taksa të mos hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Nitaj në RTK.