Nivel alarmues i ndotjes së ajrit në Maqedoni

0

Njësitë matëse për kualitetin e ajrit të Ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, mëngjesin e sotëm kanë regjistruar grimca të PM10, po thuajse në çdo vend të Maqedonisë.

Më së shumti grimca PM10, janë regjistruar në komunën Qendër ku janë matur 302  mmg/PM10, vendi i quajtur Rektorat janë matur rreth 180 grimca PM10, Komuna e Karposhit me 179, Manastir me 159, Strumicë 156, Tetovë dhe Kavadar 134. Njësitë matëse kanë ndaluar së punuari në Lisiçe dhe Gazi babë ku zakonisht ndotja e ajrit arrijnë shifrat më të mëdha të ndotjes.