Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, sot deri në 41 gradë

Picture of INA
INA

13/08/2024

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta mbetet aktiv edhe sot dhe nesër ku nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 35 deri në 41 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të sillet deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

DPHM deri në fund të kësaj jave prognozon mot me diell dhe shumë të nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

“Nga e enjtja në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, veçanërisht në ditët e fundjavës ku do të ketë kushte për stuhi të izoluar me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër”, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për shkak të valës së re të të nxehtit në tre ditët e para të kësaj jave të punës, deri nesër (14 gusht) vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta të cilat i miratoi Qeveria në seancën e së dielës me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me rekomandimet e parandalimit, grupet më të rrezikuara të popullsisë – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, përjashtohen nga detyrimet e punës.

Punëdhënësve u rekomandohet që nga data 12 deri më 14 gusht të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, pra të shmangin aktivitetet e punës në natyrë nga ora 11 deri në orën 17 dhe gjatë asaj periudhe të ditës të mos nxjerrën as fëmijët nga kopshtet dhe të mos kenë aktivitet fizik.

Komunat, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit këshillohen që të ndihmojnë personat e vetmuar, të moshuarit, të pamundurit dhe të pastrehët.

TË FUNDIT
7 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
7 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
7 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
10 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
10 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

ME TE LEXUARA

16 orë
Saranda Imeri: Blerim Bexheti largon nga puna 28 shqiptarë, mësimdhënës në Saraj
1 ditë
Efekte të Balancuesit sipas modelit të “patriotëve” të BDI-së
11 orë
Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese
19 orë
Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave
15 orë
FOTO/ Kush është ish-ministri që shpenzoi mijëra euro për luks dhe dreka
1 ditë
SHBA-të kanë harxhuar gjysmëmiliardë dollarë për reformat në Maqedoninë e Veriut
10 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

ragmi-mustafa

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

INFO

NA NDIQ