Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të martën mbrëma rreth orës 23:15, në rrugën rajonale Bogovinë-Pirok, kanë arrestuar 23-vjeçarin E.A. nga Zherovjani i Tetovës, të cilit në veturën “ Golf” me targa të Tetovës të cilën e drejtonte ai, është gjetur dhe konfiskuar, një pistoletë gazi i tipit “Zoraki 918” me kornizë me dy fishekë, për të cilën nuk ka pasur asnjë dokument. Arma do të bëhet ekspertizë, ndërsa E.A. është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Një 23 vjeçar kapet me pistoletë gazi

INA
18/10/2023
