Një 23-vjeçare shqiptare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork

Picture of designer@fetishimedia.ch

29/01/2023

Beqir Sina/INA

Një 23-vjeçare me origjinë nga Kosova raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.

Nga burime të shtypit local mësohet se shoferi që drejtonte automejtin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultojë me vdekjen e 23 vjeçares.

Policia në raportin e saj thotë se gruaja vdiq pasi u doli jasht nga perplasja e makines pas një aksidenti të shkaktuar menduar nga alkooli që ka perdorur drejtuesi i atutomjetit, simbas provave te para.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur, thanë burimet policore.

Po simbas shtypit local, thuhet se i pari që njoftoi 911, dhe e pa ngjarjen si në filma, ishte një pronar biznesi nga Saten Island, që raportoi duke e krahasuar aksidentin tragjik, me ngjarjet e përgjakshëm nga vendosja e “bombave” në automjete në rrugët e Bejrutit.

Ai ishte Mario Basso, 31 vjeç, pronar i H2O Auto Spa në Bulevardin Hylan, i cili tha se ai dhe stafi i tij mbërritën për në punë rreth orës 6:30, të mëngjesit të së shtunës për nisur punën, ndërsa para biznesit te tyre u takuan me policët që po hetonin rrënojat për rreth 100 metra nga biznesi i tij.

“Unë nuk e kuptoj se si shtylla e ndriçimit, dhe fortesta e betonit janë ende në “këmbë”, nga ajo goditje aq fort,” tha Basso i tronditur, duke shtuar, “Makina u pre në gjysmë”.

Pronari i habitur, sipas shtypit i ofroi ngushëllime familjes së viktimës: “Është një tragjedi dhe ishte një mëngjes i tmerrshëm për të gjithë që e panë këtë aksident. Të gjithë janë shumë të prekur. Duket sikur ka ndodhur në Bejrut. Ende ka mbeturina dhe gjak në të gjithë vendin.”

Viktima e cila u indetifikua si Adriana Sylmetaj, vdiq në vend nga plagët që pësoi, pasi që u përplas automjeti i tyre, megjithse, ajo ishte në sediljen e pasagjerit të autoveturës, Dodge – sedan, ngjyr të bardhë në të cilin po udhëtonte, teksa “fluturoi” disa metra në anën tjetër të rrugës, tha policia në raportin e saj.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi pikërisht rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës, në segmetin 2545 Hylan Blvd, pranë New Dorp Lane, në seksionin New Dorp, seksion ku 23 vjeçarja thuhet se kreu dhe shkollën e mesme – New Drop High School.(INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË