Një BMW X6 digjet në Duhël të Suharekës

0

Një veturë e tipit BMW X6 është djegur në tërësi në Duhël të Suharekës, raporton Koha.net.

Vetura ishte në lëvizje kur është përfshirë nga flakët. Shoferi u ka thënë dëshmitarëve në vendin e ngjarjes se shkaktarë ishin instalimet në këtë veturë.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa shoferi ka shpëtuar pa pasoja.