Një burrë ka marrë 5 doza vaksinash për Kovidin, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac

Një burrë që mori të paktën pesë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vetëm 10 ditë, po hetohet nga autoritetet në Rio de Janeiro, Brazil.

Mediat vendase që citon sot noa.al, raportojnë se burri filloi vaksinimin në maj dhe vazhdoi deri në qershor, kur “maratona e vaksinimit” u zbulua nga stafi në një qendër vaksinimi, në një kohë kur ai po përpiqej të bënte dozën e gjashtë.

Personi ka marrë doza të vaksinave të ndryshme dhe përbëhet precedentin e parë të ditur në botë të një njeriu që merr kaq shumë doza vaksinash të disa llojeve dhe nuk dihet si do të jetë ecuria shëndetësore e tij.

Burri mori dozën e parë të Pfizer më 12 maj, dozën e dytë mori atë të AstraZeneca më 5 qershor, dozën e tretë mori Coronavac më 17 qershor, e katërta ishte sërish Pfizer më 9 korrik, dhe përfundoi me Coronavac më 21 korrik ndërsa po përpiqej të merrte dozë tjetër.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar nëse ka pasur një problem me regjistrimin e dozave të mëparshme të burrit në sistem ose ndonjë “parregullsi” tjetër, siç thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Shëndetit në Rio. Deri tani nuk dihen arsyet pse ky burrë e bëri këtë veprim. /noa.al