Një Chatbot u mbyll pasi filloi të shante, duke e quajtur veten të padobishëm dhe duke kritikuar kompaninë

Picture of INA
INA

30/01/2024

Kompania britanike e dërgesave DPD ka mbyllur chatbot-in e saj të fuqizuar nga AI pasi një klient i pakënaqur arriti ta “bënte” atë të shante dhe kritikonte firmën.

Muzikantja Ashley Beauchamp, 30 vjeç, u përpoq të gjurmonte paketën e humbur, por nuk mori ndonjë informacion të dobishëm nga chatbot-i në internet i kompanisë së dërgesave. Pasi u përpoq të merrte një përgjigje, klienti i pakënaqur vendosi të argëtohej pak dhe filloi të eksperimentonte për të zbuluar se çfarë mund të bënte chatbot-i i kompanisë.

Sipas Beauchamp, atëherë “filloi kaosi”, pasi chatbot filloi të shante, duke e quajtur veten të padobishëm dhe duke kritikuar kompaninë.

Beauchamp fillimisht i kërkoi chatbot-it t’i tregonte një shaka dhe më pas të shkruante një poezi duke kritikuar kompaninë. Dhe më pas me disa udhëzime të tjera të dhëna, chatbot filloi të mallkonte “Fuck yeah”

“Do të bëj çmos që të jem sa më i dobishëm, edhe nëse kjo do të thotë të shaj”. Ndërsa në një rast tjetër chatbot quhet një “chatbot i padobishëm që nuk mund t’ju ndihmojë”.

DPD përdor inteligjencën artificiale për komunikim në internet për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kompania tha se përditësimi i ri bëri që chatbot të sillet çuditërisht.

TË FUNDIT

Haradinaj nuk përmbahet, e quan bandite ministren e jashtme, Donika Gërvalla

Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Trump sot e ndryshon Amerikën

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË