Një dëshmitar mjafton për burg të përjetshëm, tre nuk mjaftojnë për të marë nënshtetësinë!

Qenan Aliu

1. Me NJË DËSHMITAR TË KODUAR të kajnë nënën e nënës. të dënojnë me burg të përjetshëm. Me TRE dëshmitarë s’të japin nënshtetësi!

2. Plani aksionar për luftim të korrupsionit do të rezultojë si PLANET 5 VJEÇARE TË SOCIALIZMIT-as luftim, e as zhvillim!

3. Qeveria është kërcënimi më i rrezikshëm për të drejtat e njeriut!

4. KUJDES!
Kur veprimet JOFORMALE janë serioze, e jo ato FORMALE, njerëzit e kuptojnë serioze këtë të dytën-e kanë gabim!

5. Politika e ka frikë ligjin, dhe kur funksionon mirë demokracia politika nga frika korrigjon veten sepse demokracia e vërtetë është vetë ligji dhe zbatimi i tij!

6. Në vend ka shumë trupa dhe këshilla drejtuese që zhvatin paratë tona publike dhe janë krejtësisht të panevojshme. Nëse qeveria nuk do të zbatojë “gijotinë administrative”, këta trupa burokratike në pafundësi do të gjezdisin në kurrizin dhe me djersën tonë !