Diaspora shqiptare vazhdon të jap kotribute të cmueshme në Maqedonisë e Veriut. Përpos remitencave që ndihmohen familjet e tyre dhe ekonomia e vendit, nuk mungojnë as donacionet e shumta për të lehtësuar jetesën e qytetarëve.
Dibrani Salaudin Ebeli, i cili jeton në SHBA së fundi ka ndarë rreth 35.000 dollarë për Në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, njofton agjencia e lajmeve INA.
Donacioni përfshinë aparate mjekësore, çarçafë, batanije dhe karroca invalidore.
Bëhet fjalë për nga një aparat për eko dhe ekg, pesë aparate për matjen e tensionit të gjakut, 10 karroca invalidore, 15 krevate elektrike, 100 batanije, më pas çarçafë, jastëk etj.
Dibrani Erbeli edhe më parë ka donuar për qytetin dhe bashkëqytetarët, për çka kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, kohë më parë i dhuroi mirënjohje komunale për humanizmin e tij. (INA)