Një ditë pasi Kosova ishte nikoqire, nis në Shqipëri “Defender Europe 23”

INA
INA

22/05/2023

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së “Defender Europe 23”, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s, ka nisur të hënën për herë të dytë në Shqipëri, vetëm një ditë pasi nikoqire ishte Kosova.

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes së përbashkët, krerët e shtetit në Shqipëri dhe të ushtrisë vlerësuan lart bashkëpunimin mes këtij vendi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi se me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse.

Sipas tij, këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në Ballkanin Perëndimor, ku sipas tij, aktorë dashakeqës që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre.

“Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë. Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit. Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘i përgjigjet sfidave aktuale”, deklaroi Begaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është njëkohësisht dhe shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të të gjithë komunitetit euro-atlantik për të mbrojtur me çdo kusht vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë shoqëritë e të dy vendeve.

“Kjo stërvitje na rikujton edhe njëherë se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit që përfaqësojmë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht pikërisht me ato vlera dhe parime, të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Prandaj, të gjithë së bashku, jemi të imponuar nga historia jonë dhe nga ardhmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë”, deklaroi Rama.

Ndërsa, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se, amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.

Ajo tha se të dy vendet kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj së bashku si aleatë dhe partnerë të sigurisë, duke ngritur dy pranitë e para ushtarake të SHBA-së në historinë e Shqipërisë, shtabin rajonal pararojë të Komandës së Operacione Speciale të SHBA-së, Taskforcën për Ballkanin si dhe rotacionin e njësisë së Brigadës të Forcave të Sigurisë dhe ndihmës së SHBA-së.

“Jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Amerikanët dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah sikurse e thoni ju. Dikur të ndarë veçmas, tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtarakë. Në dy vjet, që prej ‘Defender Europe 2021’ bota ka ndryshuar, Rusia nisi një pushtim të plotë dhe brutal ndaj Ukrainës. SHBA-ja, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, heroi kombëtar të Shqipërisë dhe madje heroi im vetjak ‘Bashkimi bën fuqinë’”, deklaroi Kim.

Gjatë periudhës maj-qershor 2023, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në stërvitjet e paketës të Komandës Amerikane për Evropën “Defender Europe 23”, e cila do të zhvillohet në disa vende të Evropës dhe do të demonstrojë aftësitë e aleancës për t’u dislokuar, për të shtuar kapacitet luftarake, unifikuar, gatishmërinë e njësive në një mjedis të përbashkët, si dhe për të ushtruar aftësitë dhe potencialet e vendeve pritës.

Kjo stërvitje do të shërbejë gjithashtu për të testuar aftësitë dhe kapacitetet e NATO-s për të mbajtur një qëndrim frenues ndaj të gjithë agresorëve në Evropë.

Stërvitja “Defender Europe 23”, është një stërvitje shumëkombëshe, shumëdimensionale, e përvitshme e drejtuar nga ushtria Amerikane (USAREUR-AF), e cila ka fokus konsolidimin e elementëve të gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave amerikane, vendeve të NATO-s de atyre partnere. /KSP

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

basha lulzim

Basha: T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan, ja kush e thotë? (VIDEO)

ejup maqedonci

Mësohet se kur arrijnë “Javelinët” në Kosovë

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

​Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

policia ambulanta kosove

Ky është 30-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Prishtinë (FOTO)

nexhmedin spahiu

SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

INFO

NA NDIQ