Një djalosh shqiptar krijon kompaninë e parë të Inteligjencës Artificiale në Itali me vlerë mbi 1 miliardë dollarë

Picture of INA
INA

14/06/2024

Uljan Sharka, një djalosh i ri shqiptar ka krijuar kompaninë e parë të inteligjencës artificiale me vlerë mbi 1 miliardë dollarë në Itali. E quajtur iGenius, kompania e themeluar nga Sharka është njëbrirëshi i parë i shpallur i inteligjencës artificiale. Kompania arriti të mbledhë 650 milionë euro në fonde të reja, ndërsa vlera tregtare e saj ka kapërcyer 1 miliard dollarë.

Ndër investitorët e parë që morën pjesë në raundin e financimeve janë Angel Capital Management (zyra e familjes së Angelo Moratti) dhe Eurizon Asset Management, një degë kursimesh e menaxhuar nga Intesa Sanpaolo. Kompania konfirmoi ekzistencën e negociatave të mëtejshme me investitorët e mundshëm, pa hyrë në detaje.

Përfundimi i raundit dhe kalimi i vlerës 1 miliardë dollarë do t’i lejojë kompanisë t’i bashkohet elitës së startupeve evropiane të Inteligjencës Artificiale, e cila përfshin Mistral të Francës dhe DeepL të Gjermanisë.

Modelet iGenius të Inteligjencës Artificiale
I njohur për modelet e tij më të avancuara të Inteligjencës Artificiale që i japin përparësi besueshmërisë dhe sigurisë së të dhënave, iGenius lançoi kohët e fundit modelin “Italia”, një model i gjuhës së madhe me burim të hapur (Llm) i krijuar për kompanitë në sektorin e Financës dhe administratës publike. Ky është një model i ngjashëm me atë të ChatGpt i zhvilluar nga OpenAI amerikan.

Kompania ka investuar disa qindra milionë euro për të ndërtuar këto modele që kompanitë mund t’i adoptojnë në një shkallë të gjerë. Një qasje që redukton rreziqet që lidhen me transferimin e të dhënave dhe lehtëson auditimet, personalizimet dhe përshtatjet për të përmbushur flukse specifike operacionale.

“Me këtë rritje të kapitalit, sot ne bëjmë një hap të madh përpara për të nxitur përparimin tonë Inteligjencën Artificiale për industritë e rregulluara. Qëllimi ynë është t’i bëjmë të dhënat njerëzore, të ripërcaktojmë të ardhmen e punës dhe të mbyllim hendekun e aftësive, duke u mundësuar individëve dhe bizneseve të arrijnë lartësi të reja, “tha Uljan Sharka, CEO i iGenius.

iGenius po punon me disa kompani për të zbatuar modelin e tij. Ndër këta janë gjigantët Allianz, Aon, Intesa Sanpaolo dhe Enel. Qëllimi i deklaruar nga iGenius është të arrijë 20 milionë euro të ardhura vjetore periodike deri në fund të 2024. Angazhimi i kompanisë për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe të shkallëzueshme të Inteligjencës Artificiale ka tërhequr klientët e Fortune 500.

Si arrihet statusi i njëbrirëshit

Arritja e statusit të njëbrirëshi mund të jetë shumë e vështirë. Sipas vlerësimeve, një kompani ka vetëm një shans 0.000006% për t’u bërë njëbrirësh dhe i duhen mesatarisht shtatë vjet që një startup i sapolindur të bëhet njëbrirësh.

Vlerësimi miliarda dollarësh i njëbrirëshve bëhet nga kapitalistë dhe investitorë të cilët morën pjesë në raundet e financimit të kompanive dhe nuk është i lidhur ngushtë me performancën e tyre aktuale financiare ose të dhëna të tjera themelore. Meqenëse të gjithë njëbrirëshit janë startup, vlera e tyre bazohet kryesisht në potencialin e tyre të pritshëm të rritjes dhe zhvillimit. Dhe njëbrirëshi i parë në Itali u krijua nga një i ri shqiptar.

TË FUNDIT
4 orë
Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre
4 orë
Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’
1 ditë
E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë
1 ditë
U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, shqiptari nga Kosova arrestohet në Zvicër
3 ditë
Lojërat olimpike/ Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Lanë djalin autik në makinë dhe ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi, zbardhet dëshmia e tyre

islam alijaj

Deputeti shqiptar në Zvicër mirëpret ‘Dritaren për Investime të Diasporës’

ambulanca-sk

E rëndë në Greqi, 45-vjeçarin shqiptar e zë korrenti nga makina e krasitjes, gjendet i vdekur në arë

policia zvicer

U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, shqiptari nga Kosova arrestohet në Zvicër

gjermani-kufi

Lojërat olimpike/ Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

vjosa osmani

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës (VIDEO)

policia gjermane gjermani

Vdes një shqiptar në Gjermani, dyshohet për vrasje

trump sulm

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

greqi policia

Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

INFO

NA NDIQ