Një e mitur goditet nga një makinë në Strugë

Me datë 02.12.2022 rreth orës 17:25 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se automjeti i udhëtarit Mercedes me targa të Strugës i drejtuar nga V.S.(56) nga Kërçova me banim në Strugë ka goditur një këmbësor të mitur nga Shtipi.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër. Në vendngjarje kanë kryer ekspertizën ekipe policore nga Stacioni Policor Strugë.