Një familje nga Kosova sfidon shtetin gjerman me veprime idiotike

0

Enver Robelli

Gazeta BILD shkruan për hallet e shtetit gjerman me një famiilje të madhe kosovare. Pas disa rasteve me Covid-19 autoritetet shëndetësore para një jave urdhëruan testimin e obligueshëm të tërë familjes. Kosovarët kryeneçë dhe krenarë vendosën të kundërshtojnë testimin. Autoritetet shëndetësore u detyruan të kërkojnë ndihmën e policisë, mes tyre edhe 20 policë specialë nga Lüneburgu në Gjermaninë veriore. Qe tetë ditë shtëpinë e familjes kosovare janë duke e ruajtur pjesëtarët e një firme të sigurisë për të penguar daljen nga shtëpia të trimave kosovarë.

Situata ka eskaluar pasi autoritetet u detyruan të kontrollojnë 4 shtëpi dhe banesa të familjes I. dhe t’i detyrojnë kosovarët t’i nënshtrohen testit. Me atë rast, sipas BILD, një burrë tentoi të arratiset duke kërcyer nga kati i parë.

Të martën Qarku i Lüneburgut njoftoi për 87 raste të reja me Covid. Prej tyre 30 raste në familjen kosovare. Shpenzimet për të mbajtur nën kontroll familjen kosovare i bartin taksapaguesit e shtetit gjerman.