Mëngjesin e sotëm policia e Tetovës ka privuar nga liria një fëmijë nga Dobërdolli i Gostivarit, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda.
“Sot (04-janar) rreth orës 08:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Dobrërdolli i Gostivarit, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në dy vjedhje të rënda të kryera në fund të vitit të kaluar në fshati Gallatë të Gostivarit”.
“Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftim.