Një fjalë nga Amerika e largët për ndryshimin e emrit Maqedonia e Veriut!

0

Parlamenti i Maqedonisë i tha “Po” ndryshimit të amandamentit Republika e Maqedonisë Veriore.

Sot në Shkup, deputetët e parlamentit i thanë Po amandamnetit për ndryshimin e emrit:Republika e Maqedonisë Veriore në mbeshteje të Marrëveshjes së Prespës Greqi-Maqedoni.

Në dritën e ndryshimeve të Kushtetutës, thuhet zyrtarisht se vërtetetohet formulimi: SHTETËSIA MAQEDONE/QYTETAR REPUBLIKA VERIORE E MAQEDONISË (mbetët i njejtë), ndërsa është miratuar në parim amandamenti në Kushtetutë, me të cilin vërtetohet shtetëtësia maqedone /Republika Veriore e Maqedonisë, në ndërkohë do të sqarohet si do të formulohet votimi për qytetarët e nacionalitetit shqiptar përmes ligjit kushtetues.

Këtu shihet qartë se hezitimi politik për avancimin e popullit shqiptar (ndonëse formulimi qytetar dhe nacionaliteti)mund të marrë konotacion të pozitës së pakicës kombëtare,ndonëse edhe kështu është në dispozitat e ligjit të Kushtetutës aktuale,që sot në Shkup nuk i është hequr asnjë presë e as një pikë(!) që ka të bëjë me çështjen shqiptare.

Skënder Karaçica