Një grup tjetër afganësh mbërriti sot në Aeroportin e Shkupit

Sot pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ka mbërritur grupi tjetër i afganëve. Bëhet fjalë për 44 shtetas afgan, të cilët janë kryesisht ish-staf i organizatave ndërkombëtare dhe ushtrisë amerikane në Afganistan, të cilët braktisën vendin për shkaqe sigurie, pas hyrjes së talebanëve, përcjell INA.

Më 31 gusht mbërriti grupi i parë prej 149 shtetasve afgan, mes të cilëve fëmijë dhe gra. Maqedonia e Veriut ishte ndër shtetet që pranoi strehimin e tyre dhe se për këtë ka marrë mirënjohje dhe mbështetje nga SHBA dhe vendet e tjera aleate. (INA)