shkruan Bardhyl Berberi
Ka më shumë se 15 vjet që qarkullon në treg dhe në pikat e informacionit. Ajo është formuluar nga ish kryetari i Bashkisë, Artan Shkëmbi dhe vazhdon të qendroje si udhërrefyes. Po le të analizojmë më poshtë anomalitë dhe mashtrimet e kësaj guide.
Në Drilon takova një mikun tim të vjetër i cili mbante në dorë një guidë “ Pogradeci çelsi turistik “, një guidë e fundit që unë nuk e kisha parë. Pasi u përshëndetëm më thotë se ka ardhur në Drilon të flejë një natë tek dhoma që ka fjetur Enver Hoxha.
Ngela i habitur më pas i them mikut tim se Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjë natë në Drilon, ai këtu vetëm vinte në formën e piknikut qëndronte disa orë dhe më pas shkonte tek vilat tek rezidenca qeveritare në Pogradec.
Bashkimi hapi guidën në faqen 73 ku shkruhej: Në dhomën e Enver Hoxhës (citojme pikë përpikë faqen e guides)
“Deri në vitin 1990, viti i rënjes së sistemit komunist,një pjesë e Drilonit konsiderohej si zonë e ndaluar për popullin e thjeshtë. Enver Hoxha kalonte këtu pjesën më të madhe të periudhës së nxetë të vitit dhe për të ishte ndërtuar një vilë prej guri dhe druri. Vendi i preferuar i udhëheqsit komunist tani është shndërruar në një hotel privat ku janë bërë jo pak ndryshime. Falë një pagese që shkon deri në 40 euro, mund të shijoni një natë në dhomën dyshe ku flinte Enver Hoxha. Hoteli ka një atmosferë të ngrohtë dhe në të gatuhen gjellë të vendit dhe të guzhinës ndërkombëtare. Natën pylli rreth hotelit krijon një atmosferë të magjishme. Heshtjen e thellë e prish vetëm zhurma e ujit që vazhdon të rrjedhi drejt liqenit. Një natë në vilën e Enver Hoxhës me të vërtetë që ia vlen“.
Ky ishte teksi i guidës. Ngela i shtangur. Çfarë ke, më thotë miku im, unë kam qënë i përndjekur dhe në djall të shkojnë 40 euro do të fle një natë në krevatin e diktatorit. T`i fli i them unë por kur vinte Enveri këtu nuk ka patur hotel, hoteli është ndërtuar pas vitit 1998 dhe Enveri sikur ka vdekur në vitin 1985 plot 13 vjet pasi kishte vdekur Enveri!
Miku im shtangu, por u shtanga dhe unë, hajde broçkulla thashë me vete deri ku shkon reklama dhe mashtrimi. Ai më ndiqte pas qef prishur duke më përsëritur të njëjtën frazë a je i sigurtë që nuk ka fjetur Enveri. Kjo është padrejtësi, vjen tjetri nga Tirana ble nje guidë dhe beson tek kjo guidë zyrtare në shqip dhe anglisht dhe ngelet i hutuar dhe qorollepsur nga një mashtrim zyrtar.
Mirë, atëherë më tha kolegu eja të pijë një ponç të “Lasgush Poradecit“ e të mbledhim mëndjen. Po këtë nga na i shpike i them unë. Ja ku e ke më tha tek” Çelsi juaj turistik”. Miku im hapi guidën në faqen 50 dhe më lexoj:
“Pasi shëtiste buzë liqenit Lasgush Poradeci ulej tek Hoteli i madh dhe bëntë një porosi të veçantë. Vetëm pasi e merrte atë, ulej dhe shkruante mbi blloqet e tij poezitë që e bënë të famshëm. Porosia e tij ishte: dy gota raki e fortë rrushi perlë e pëzierë me ujë të ngrohtë dhe pak sheqer. Që nga koha kur e pinte Lasgush Poradeci kjo lloj pie u quajt nga kamrierët e vjetër “Ponçi Lasgush“.
Më poshtë guida vazhdon:
Provojeni një herë, mbase me anën e tij mund të zbuloni edhe talentin tuaj të fshehur prej shkrimtari. ”Ponçi Lasgush“ i shoqëruar me një kafe të fortë turke bën mirë si në mëngjeset e freskëta anës liqenit gjatë verës, ashtu edhe në ditët e ftota me dëborë. Sot në Pogradec të gjitha lokalet ia dinë formulën kësaj pije të veçantë. Por duke porositur atë, do të keni rast të provoni edhe nëse ata që iu shërbejne janë pogradecarë të vërtetë e të vjetër apo jo!
Kolegu im u ropat lokal në lokal por ponçin e Lasgushit nuk e gjeti asgjëkundi, ajo ekzistonte vetëm në “Çelsin turistik të Pogradecit”.
Të nesërmen kishte vendosur të shkonte në Manastirin e Shën Naumit edhe kjo një reklamë nga celsi turistik në faqen 39 të po kësaj guide turistike tek kapitulli “Cfarë mund te vizitoni ne Pogradec eshte planifikuar edhe nje vizite ne manastirin e Shen Naumit: ku ndodhet një kishë e vogël dhe brenda saj varri i Shën Naumit, ndërsa më poshtë jepen vlerat unikale të afreskeve dhe ikonastaseve që ndodhen aty të gdhendura qysh ne vitin 1711. Aty ndodhet edhe varri i Shën Naumit, një dishepull i shek X.
Mirë i them kolegut tim të vaftë rruga e mbarë, por a ke siguracion ndërkombëtar për makinën pasi Manastri i Shën Naumit ndodhet në pjesën e Maqedonisë. Si për ti freskuar kujtesën i them se ti e di që atë e ka shitur Ahmet Zogu tek fqinjët që në kohën që ishte mbret i Shqipërisë.
“Edhe , -ma preu me gjysëm zëri kolegu. Bli një siguracion vjetor ndërkombëtar për veturën që kushton 400 e ca euro dhe shko vizitoje manastrin e Shën Naumit. Miku im u zbardh si ato statujat e Greqisë duke mbajtur “Celsin turistik të Pogradecit“ si një dopjo gjashtë dominoje që të ngelet në dorë. Për hir të së vërtetës ky celës turistik ishte hartuar nga ish kryetari i Bashkisë, Artan Shkëmbi që 11 vjet si kryetar Bashkie dhe akoma prezantohet Pogradecin me këtë guidë turistike.
Por cuditërisht ka dy vjet që Bashkia është ndërruar me kryetar tjetër dhe vazhdon me të njëtin “celës turistik të Pogradecit”. Nuk e dimë drejtuesit e ri të Bashkisë që kanë gati 24 muaj në drejtimin e Bashkisë dhe në “Celsi turistik “ i Pogradecit që po i qorolleps turistët vendas dhe ata të huaj me këto brockulla të pavërteta, ndërsa pogradecarët vëndalinj që i dinë të vërtetat tallen me Bashkinë dhe prodhimet e saj propogandistike. (INA)