Një i ri nga Bosnja kërcënon: Prej kohësh po përgatis një masakër në shkollë në Bihaq, betohem për jetën!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten.

Kështu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Drejtoria Federale e Policisë.

Siç u tha, i riu do të mbahet në paraburgim për 24 orë dhe më pas do të transferohet në Prokurorinë e Kantonit, Una-Sana.
I riu paraprakisht është dërguar në polici në Bihaq, pas disa ankesave të qytetarëve ndaj tij.

Ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale, pasi një djalë trembëdhjetë vjeçar vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës, në Beograd të Serbisë më 3 maj.

Gjashtë nxënës dhe një mësues u plagosën rëndë.

“Po ashtu dua të theksoj se më 7 tetor të vitit të kaluar kemi marrë masa brenda kompentencave tona, sepse i përmenduri në profilin e tij ka deklaruar se ka dhunuar një vajzë. Për këtë kemi njoftuar edhe Prokurorinë e Kantonit. Prokurori kujdestar pastaj e ka dëgjuar personin e përmendur dhe kanë pezulluar hetimet për të. Administrata Federale e Policisë dhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Kantonale do të vazhdojnë punën për rastin lidhur me njoftimet e fundit”, tha Komisioneri i Policisë, Jusuf Meshiq.

Siç tha ai, bëhet fjalë për një të ri të rritur.

Ai shtoi gjithashtu se është intensifikuar vëzhgimi në shkollën e mesme në Bihaq, ku i riu ishte student. Po ashtu, policia ka shtuar vëzhgimin edhe në shkolla të tjera në zonën e këtij kantoni.

Në të njëjtën kohë, shkolla e mesme në Bihaq tha për Radion Evropa e Lirë se mësimi mbahet rregullisht dhe se nuk ka panik.

“Departamenti i policisë e ka bërë punën e tij. Drejtori aktualisht është në polici dhe po jep një deklaratë. Ai ishte nxënësi ynë deri vitin e kaluar. Hetimi është duke vazhduar”, tha për REL-in ky institucion arsimor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

rama shkup

Rama nga Elbasani: Në zgjedhjet e 2025, fitore më e madhe

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ