Një i vdekur dhe 21 raste të reja me koronavirus sot në Kumanovë

0

Po vazhdon rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi në komunën e Kumanovës.

Sipas të dhënave të fundit që përcjell Alsat-M, sot ka ndërruar jetë një 56 vjeçar nga fshati Rramanli të Kumanovës, i prekur nga ky virus. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 që nga 1 Prilli. Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova.

Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar dhe 5 të vdekur në rajonin e Kumanovës, përfshirë edhe ate Likovës.