Një i vdekur e dy të lënduar në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Janar, 2023

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vërmicë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të tjerë. Të njëjti janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore”- ka thënë Hoxha.

Sipas tij, hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë dërguar deri tek aksidenti i rëndë dhe me pasoja tragjike.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, posaçërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur raste të tilla të aksidenteve me pasoja fatale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

haradinaj-kurti

Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Gazeta gjermane: Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?

xhaferi deputete te kosoves

Xhaferi takoi deputetë të Kuvendit të Kosovës: Bashkohuni dhe tejkaloni tensionet në veri

kfor-600x360

Mbërrijnë në Kosovë trupat shtesë të NATO-s

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

INFO

NA NDIQ