Një i vdekur në Shqipëri, në aksident përfshihet “Mercedesi” me targa të Maqedonisë

0

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin në Shqipëri.

Në këtë aksident është përfshirë një makinë e tipit “Mercedes” me targa të Maqedonisë, që drejtohej nga M.K, 38 vjec.

Sipas policisë, aksidenti erdhi nga shkaqe ende të panjohura, kur ka pasur një përpaslje direkte mes një makine të tipit “Suzuki” që drejtohej nga shtetasi shqiptar H.R, 67 vjec nga Elbasani si dhe makina e tipit “Mercedes” që drejtohej nga 37 vjecari nga Maqedonia, përcjell INA.

Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi shqiptar A.H, 55 vjec, banor i Tiranës, që ishte bashkëudhëtar në makinën “Suzuki”. Personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar me lëndime më të lehta. (INA)